Languages Blog

IMG_9116

Përse disa individë mësojnë më shpejt se të tjerë? Ja çfarë ndodh me trurin

Nga Dr. Fatjona R. Lubonja

Përse disa individë kanë aftësi të mësojnë më shpejtë ndërsa disa të tjerët kërkojnë më shumë kohë për të mësuar?

Ka shumë faktorë që ndikojnë në aktivitetin a trurit gjatë procesit të akumulimit të informacionit dhe kuptimit të tij. Aftësia individuale për të mësuar është një proces kompleks dhe influencohet direkt nga aktiviteti i qelizave te trurit dhe rrugëtimi qe ato marrin gjatë këtij procesi. (Bassett, et al., 2015)

Por, si e influencon truri shpejtësinë e të mësuarit? Truri reagon për ç’do informacion që i jepet me një shpejtësi rreth 200 mil/s për ç’do inpuls. Disa elemente që aktivohen gjatë këtij procesi janë: aktiviteti i qelizave nervore të trurit, rrugëtimi qe ato marin gjatë ketij procesit dhe ndërveprimi i tyre midis rajoneve të ndryshme të trurit.

Përshembull, truri i disa individëve (fëmijë apo te rritur) që duan më shumë kohë të mësojnë, rekruton apo aktivon pjesë të panevojshme (jo specifike) të trurit të cilat aktivizojnë më shumë rrugëtime të qelizat nervore.

Ndërsa truri i disa individëve (fëmijë apo të rritur) që kërkon më pak kohë të mësojnë, ka aftësi ta kufizoj aktivitetin e qelizave nervore vetëm në pjesët e nevojshme (specifike) të trurit. Në mënyrë më të thjeshtë mund të shpjegohet që truri aktivizon qelizat nervore në një rrugëtim më të shkurtër apo më të gjatë për sejcilin ngacmim informativ të adaptuar sipas ç’do individi.

Megjithëse ky process është një ndër shumë aktivitetet që ndodhin në tru, direkt apo indirekt, është i rëndësishëm në zhvillimin e qelizave nervore brenda strukturës së trurit dhe sigurisht i rëndësishëm në procesin e të mësuarit.

#fatjonalubonja #truri
IMG_9116

Arti si nje Komunikim Neural:

Nje Kendveshtrimi Nepermjet Neuro-Shkences.

Autor: Dr. Fatjona R. Lubonja

Ҫ’far eshte arti per trurin?  Nje pyetje fondamentale e referuar shpesh nga studiuesit ne fushen e neuro-shkences dhe zhvillimit te trurit. Truri eshte vazhdimisht ne kerkim te njohuris dhe si organ i tille, arti nuk prezanton thjesht nje informacion te rastit por nje edukim themelor ne zhvillimin dhe perceptimin e te menduarit. Kapaciteti i artit per te krijuar dhe gjeneruar versione te reja te mendimit eshte nje diskutim estetik dhe fiziollogjik shpesh i diskutuar ne fushen e neuro-shkences.

Truri shnderron imazhing a natyres qe na rrethon me nje elegance dhe thjeshtesi duke perfshire permasa te hapesires dimencionale dhe ngjyrat te prezantuara shpesh ne art. Gjate procesit informativ te imazhit, truri reagon duke aktivuar ritme dhe shpejtesi aktivimi te ndryshme te neuroneve. Per shembull, ngjyrat aktivohen dhe perceptohen me shpejt se format, dhe format aktivohen dhe perceptohen me shpejt se levizjet (Zeki, 2002). Gjithashtu pjese te dryshme te trurit I pergjigjen pjeseve te ndryshme te imazhit. Ne qoftese per shembull, jemi duke veshtruar nje exposite te arteve figurative, ku subjekted e artit perfshijne tema te ndryshme, si natura, portreti, ngjyra, dhe shume te tjera, çfar ne shofim dhe çfar perceptojme qe kemi veshtruar prezantohet ndryshe ne tru (Kandel, 2013). Imazhet e mbledhura nga retina e syrit udhetojne nepermjet patheve te specializuara te korteksit vizual, ku me pas shperndahet ose copezohet ne pjese te ndryshme te trurit. Per ti dhene nje qartesi mendimit, informacioni ne nje fare menyre udheton drejt pjeseve te “specializuara” te trurit dhe krijon nje complex me te organizuar dhe me emocion ne pergjigje te imazhit qe sapo kemi veshtruar (Johnson & DeHaan, 2015). Nje pikture me subjekt portretin e nje femre apo mashkulli arkivohet ndryshe nga truri ne krasim me nje picture me subjekt natyren. Ne vecanti, perception i fytyres okupon me shume pjese ne tru se imazhet e tjera.

Ne lidhje me cfare kam shkruar me siper, kjo lloj analize e mirefillte e kuptimit fiziologjik te trurit ne lidhje me artin si komunikim pamor (vizual) ka nje rendesi themelore per te kuptuar funksioin e trurit ne raste crregullimi te zhvillimit mendor. Disa çrregullime te tilla jane dyslexia, autism, prosophagnosia, and me tej. Femijet qe djagnostikohen nga keto ҫrregullime shpesh perdorin komunikimin visual si nje metode e te shprehurit. Pershembull, femijet qe vuajne nga prosophagnosia (veshtiresi te veshtroj ne komplex fytyrat) me tendenci te autizmit mund te komunikojne lirshem duke vizatuar fytyrat ne menyre 2 dimentional, duke e perdorur kete metode per te memorizuar fytyrat e individualve si pershembull ato te familjes, shoqerise, etj. Ne rastin e prosophagnosias, individet nuk jane ne gjendje to njohin fytyrat si figure komplekse, por jane ne gjendje te vezhgojne karakterisitikat e tipareve te fytyres ne vecanti, pershembull veshtrojne dhe koncentrohen vetem tek syte, ose veshet, apo hunden. Ne keto raste truri eshte ne gjendje to absorb informacion optik te fytyres ne vacanti por nuk eshte ne gjendje ta krijoj imazhin e kompletuar te fytyres ne 3 dimentional. Ne kete rast kemi te bejme me çrregullimin e shtegut te neuroneve te specializuara (neuronal pathway) per kompletimin e imazhit. (Johnson & DeHaan, 2015)  

Nje interesim tjeter ne fushen e artit dhe te neuro-shkences, ku komunikimi pamor (vizual) trajtohet si ndihme per te kuptuar crregullimet e zhvillimit mendor, ka vijuar nga studimet e shumta te bera kohet e fundit ne diagnostikimin e autizmit tek femijet. Duke ju referuar studimeve të fundit (Toro, et al. 2010), autizmi mund të shkaktohet si konseguence e parregullsive të shkarkimeve (synapses) neurale ne ne shtresat e kortexit cerebral. Si pasoje autizmi ka nje shtrirje te gjere ne lidhje me diagnostikimin ku metodat e rehabilitimit terapik jane te rendesishme dhe te ndryshme. Symptomat ne pergjithsi shfaqet ne menyre tipike individuale dhe si e tille diagnostikohet si e vecante ne cdo individ.

  1. Perse eshte i rendesishem diagnostikimi menjehere mbas lindjes se femijese? Per arsye se gjat kesaj perriudhe ka nje aktivitet te madh dhe te shpejt te zhvillimit te qelizave neurale ne shtresat e korteksit te trurit.
  2. Perse eshte komunikimi pamor (vizual) is rendesishem? Sepse korteksi vizual zhvillohet ne fazat e para te zhvillimit te trurit, dhe ka nje densitet te madh te qelizave neurale.

Bazuar ne çfar shkruaj mesiper eshte e rendesishme qe autizmi te detektohet perpara se femija te arrij moshen 2-3 vjeçare. Komunikimi pamor (vizual) ne kete rast eshte nje metode me e pershtatshme diagnostikuese, meqenese komunikimi i te folurit nuk ka arritur akoma fazen e zhvillimit. (referohet mosha 0-2 vjecare).

Bazuar ne studimet dedikuar autismit (Frith, 2009; Selfe, 1977; Sack, 1995; Snyder, 2009), femija autist pavarsisht nga çrregullimet, zhvillon ne menyre indipendente aftesi me qualited pamor (vizual) qe nuk perputhen me moshen qe ka. Per shembull ne studimin e nje femije autist, te moshen 5 vjec, megjithese shfaqte mangesi ne kommunikimin gjuhesor, ngathtesi dhe jo-orientim ne levizjet e trupi, femija mbarte aftesi visuale te vizatuarit qe ja tejkalonte ne kualitet kur krahasohej me nje jo-autistik femije te moshes se tij. (Selfe, 1977)

Per nje kuptim te thelle te trurit dhe per te kuptuar me tej zhvillimit mendor, arti luan nje rol te rendesishem si mjet komunikimi, emocioni, dhe diagnostikimi. (Lubonja, R., F. 2015)  Synimi im ne kete artikull eshte per te shpjeguar sado pak zhvillimin e trurin nga kendveshtrimi i neuroshkences dhe per te dhene nje reference te mirefillte per diagnostikimin dhe rehabilitimin e femijeve me zhvillime mendore te kufizuara, duke perdorur gjuhen e komunikimit pamor (vizual) si metode diagnostikimi dhe rehabilitimi.

Dr. Fatjona R. Lubonja Ed.D

Links     About     International      Contact      Home

www.NeuroEdUSA.com © New York

re-shkruar per Opinion.al

#fatjonalubonja #neuroscience #education #neuroshkence #edukim #arti #autizmi