Studiuesit American dhe roli i qeverisë Shqiptare të viteve 1927-1936

Nga Dr. Fatjona R. Lubonja Ed.D

Duke ju referuar dokumentave të mbajtura dhe arkivuara nga studiuesit Amerikan gjatë viteve 1927-1936 (Rockefeller Archive, 1927) qeveria Shqiptare e atyre viteve ka luajtur një rol positiv në përkrahjen e studiuesve Amerikan kundrejt rolit të tyre në përmirësimin e kushtevë të shëndetësisë së popullsisë Shqiptare.

Humultimet e bëra nga a studiuesit e nderuar Amerikan Dr. Hackett (Harvard University 1914), Dr. Russell (Columbia University 1893) në Shqipëri gjatë viteve 1926-1936  kanë qënë me karakter studimor të koncentruara në epideminë e malarjes. Në ato vite Shqipëria gjendej në një periudhë të vështirë nën ndikimin e sëmundjes epidemike të malarjes (Hackett, 1927). Qytetet e mëdha gjendeshin në një situatë që konsiderohej si vatër për epideminë e malarjes për faktin se infrastruktura e qyteteve pozicionohej përreth me moçale, toka kënetore, apo lumej me ujra të ndenjura dhe kontaminuara nga mungesa e infrastukturës. Situata në departamentin e shëndetsisë ishe shumë e varfër dhe pa monetary mbështetje (Rockefeller Archive, 1927). Egzistonte një qëndër shëndetsore e cila ishte krijuar dhe drejtuar nga shoqërija bamirsore e Kryqit të Kuq dhe shumë e vogël për të përballuar kapacitetin epidemik  në popullsinë Shqiptare. Qeverija shqiptare në atë periudhë e pranoi me shumë shpresë proposimin e studiuesve Amerikan për krijimin e një sistemi shëndetsor me humultime studimore dhe epidemollogjike.

Duke u bazuar në korespodencën dhe shënimet private të  Dr. Hackett dhe Dr. Russell, studiuesit ishin optimist që gjetën një mikpritje të mirë nga pala e qeverisë shqiptare duke marë parasysh që studiuesit nuk kishin informacion të mirëfilltë për Shqipërinë. Në dokumentin e tyre ata shkruajnë se ishin pritur me “kortezi të madhe nga Ministri i Jashtëm, Ministri i Brendshëm, dhe Drejtori të Shëndetsisë” . Bazuar në observimet e tyre ata e konsideronin Shqipërinë e vitit 1927 “Less dangerous” (më pak të rrezikshme) (Hackett, 1927). Një foto e Ministrave të Shqipërisë në kostume popullore gjëndej në korespodencen e tyre arkivore (Foto #1).

Korespodenca dhe documentet e mbajtura nga Dr. Hackett dhe Dr. Russell kanë rëndësi sepse pasqyrojnë vendin, institucionet shtetërore, individëd që i drejtonin ato, si dhe mardhëniet me individë studiues të huaj. Për herë të parë qeveria e re Shqiptare merr një projekt të tillë në fushën e shëndetsisë me përmasa lokale dhe kombëtare. Qeveria e asaj periudhë gjithashtu dekretoi një buxhet dhe ordinance në Kodin Civil Artikullin number 63 (Rockefeller Archive, 1927). Prefekturat e qyteteve të mëdha si Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, dhe Vlora ju bashkuan programit për përmirësimin e infrastrukturës së qyteteve dhe përmirësimit të shëndetit të popullsisë lokale.

IMG_5480

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: