SHBA nga 1926 në 1936 hulumtime dhe investime në shëndetësinë shqiptare.

 

Nga Dr. Fatjona Lubonja, Ed.D

Duke ju referuar historisë së Shtetit Shqiptar (Arkiva e Shtetit, 1924), Shqipëria e viteve 1920- ishte një shtet i ri, pa përvojë në fushën studimore epidemologjike apo shëndetësore. Pavarësisht nga kjo situatë gjatë viteve 1926-1936 në shqipëri ka pasur një iniciativë të rëndësishme nga USA, Fondacioni Rockefeller në fushën studimore, që mund të ketë qenë iniciativa më e madhe e bërë historikisht në Shqipëri e këtij lloji. Për herë të parë në Shqipëri  ka patur një bashkpunim të mirëfilltë me karakter jo politik, por humultues, që solli ndryshime dhe përmirsime direkte në shëndetin e popullsisë shqiptare.

Humultimet e bëra nga studiuesit Amerikan Dr. Hackett (Harvard University 1914), Dr. Russell (Columbia University 1893), në Shqipëri gjatë viteve 1926-1936  kanë qënë të rëndësishme për popullsinë shqiptare. Në ato vite Shqipëria gjendej në një periudhë të vështirë nën ndikimin e sëmundjes epidemike të malarjes ( Hackett, 1927). Fondacioni Amerikan nëpërmjet studiuesve ka luajtur një rol të rëndësishëm në hapjen e qëndrave të para humultuese, një inisiativë që rrjedhoi në formimin e sistemit shëndetsor me prioritet trajnimin e specialistëve shqiptarë. Për herë të parë në Shqipëri bëhej një investim i tillë në këtë fushë duke përfshirë investime në infrastukturë, institucione, klinika, laboratore, trainime në infermjeri dhe fellowship për doktorë specialist. Puna e bërë nga këta studiues për një dhjetëvjecar dhe nga personeli i specializuar shqiptar rrjedhoi në përmirësimin e shëndetit të poppullsise se prekur nga semundja, parandalimin dhe deri në pothuajse eleminimin e epidemise se malarjes.

Korespodenca dhe documentet e mbajtura nga Dr. Hackett dhe Dr. Russell kanë rëndësi historike për Shqipërine. Ato jo vetëm që pasqyrojnë vendin dhe institucionet shtetërore të atyre viteve (shpjegime të metejshme do të jepen në artikujt pasardhës), por kanë vlera studimore për historinë e humultimeve të para të popullsisë. Ky studim ka vlera studiuese si i vetmi projekt qualitative dhe quantitative me kohë të gjatë i bërë ndonjëherë nga studiues të huaj në Shqipëri. Ka qënë kërkesa e këtyre studiuesve të respektuar në botën akademikëve studiuese për të kryer humultime në Shqipëri duke sjellë shërbime, investime, dhe ndihmë direkte në popullsinë shqiptare. Në dokumented e bashkangjitura në këtë artikull vihet re propozimi dhe dëshira e studiuesve për të bashkpunuar me shtetin shqiptar dhe specialistë vendas duke i përkrahur ata me sponsorizim, financim dhe fellowshipe në Universitetet e Evropës.

rockefellow1

IMG_5524

Resources:

Diary 1936, February 15, 1936, RAC, Folder Title: 704 – Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Hackett to Russell, December 2, 1927, Folder 3944, Box 310, Series 1, Letter 184, Folder Title: 704 – Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Hackett & Lindsay, July 1 to September 30, 1930, Third Quarterly Report, Folder 2987, Box 247, Series 3, Folder Title: 704 – Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: