Shqipëria: Censura studimore dhe politika në një kontent historik

Nga Dr. Fatjona R. Lubonja Ed.D

Në një artikull publikuar disa ditë më parë në faqen (http://opinion.al/ ) citoj në materiale që legjitizon fshehtësinë dhe ndalimin e studimit dhe marjes së një informacioni të tillë. Ky legjislacion është ruajtur me fanatizëm për shumë vite në historinë e vendit, gjë që ka sjell pasoja në mangësitë dhe mundësitë e studimeve si nga studiues shqiptar ashtu dhe specialist huaj. Si pasojë shumë informacione dhe situata të individëve me ç’rregullime të trurit nuk janë publikuar apo kuptuar nga shoqëria në përgjithësi. Kjo ka bërë të thellohet edhe më shumë ndër vite vakumi i edukimin mbi ç’rregullimet të trurit. Pasoja këto që kanë lënë gjurmë edhe në periudhat e mëvonshme në vendosjen e kulturës së studimeve indipendente afatgjate (qualitative & quantitative) në përgjithsi dhe atyre të problemeve mendore në veçanti.

Duke u bazuar në studimet historike të bëra nga studiues Amerikan vihet re një mangesi në fushën e informacionit studimor (në kontent historik para viteve 1990) kur bëhet fjalë për Shqipërinë. Sipas studiuesit Dr. Kiev (1968; Cornell & Columbia University, USA) në studimet e tij për problemet mendore gjatë viteve të “Luftës se Ftohtë”, Shqipëria ishte vendi i vetëm komunist në Ballkan apo i “Grupi Lindor” që nuk pranonte asnjë mënyrë komunikimi dhe i vetmi vend që studuesit nuk kishin patur mundësi të mbledhnin informacion ose të kishin ndonjë kontakt me studiues të vendit në këtë fushë. Megjithëse studiuesit kishin dërguar mesazhe zyrtare në organet kopetente dhe specialistët e spitaleve apo qëndrave universitare, nuk kishin arritur të mernin asnjë kontakt apo përgjigje. Sipas dokumenteve historike nuk kishte të dhëna publike në lidhje me fëmijët me aftësi të kufizuara apo me probleme mendore, dhe nëse mund të gjeje ndonjë raport ishte vetëm nën udhëzimet e qeverisë së asaj periudhe. Nuk kishte hulumtime të jashtme (hulumtues jo-shqiptarë) ose hulumtime të shqyrtuara me studiues shqiptarë dhe të huaj në lidhje me fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale apo problemet mendore.

Përse Shqipëria veçohej nga të gjitha vëndet antare të “Grupit të Lindjes”?

Përgjigja e kësaj dileme e ka origjinën tek urdhëri i “Këshillit të Ministrave” që i përkiste asaj kohe. Ky urdher ishte i fuqizuar jo vetëm në ligjislaturën e vëndit por edhe në Arkivën e Shtetit Shqiptar nën “Rregulloren mbi shfrytëzimin e materjaleve documentare arkivore të RPSH nga studiuesit e huaj” me datë të vendimit të “Këshillit të Ministrave” 18.6.1969. Në këto ligje Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave te Shtetit duhet të bashkpunonte me “institucione të tjera përkatese me qëllim që të ruhen dhe mbrohen interesat e vëndit” dhe asnjë botim apo shkrim nuk mund të bëhej “pa marë autorizimin zyrtar”(DPASH, 1969). Ky ligj (Ministrija e Punëve të Brëndshme, 1961), ka bërë të pamundur bashkpuniming e studiuesve të huaj të kryejnë studime në Shqipëri por gjithashtu ka çensuruar edhe studiuesit Shqiptarë. Si rredhojë, mungesa e studimeve të lira (pa censurën e shtetit) në data studimore kundrejt ç’rregullimeve mendore gjatë shumë viteve historikisht ka thelluar hendekun e kuptimit dhe edukimit të shoqërisë kundrejt ç’rregullimeve të ndryshme mendore, gjë që transmetohet në shoqëri, familje dhe institucionet edukuese.

Referenca arkivore:

Fondi “Ministria e Punëve të Brendshme” (nr. 152), Viti 1961, Dosja 20, fl. 1-3 Referenca arkivore: Fondi “Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave” (nr. 507), Viti 1971, Dosja 8, fl. Dr Kiev (Ed): Masserman JH. Psychiatry in the Communist World. Arch Gen Psychiatry. 1968;19(5):639–640. doi:10.1001/archpsyc.1968.01740110127019

Dr. Fatjona Lubonja është Fellow në institutin prestigjoz të studimeve të trurit “Zuckerman Brain & Mind Institute, Columbia University, New York” #fatjonalubonja

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s