Autizmi, ende një rrugëtim i gjatë për tu kuptuar.

Nga Dr. Fatjona R. Lubonja

Bazuar në statistikat, megjithëse të pakëta, në Shqiperi numri i fëmijëve që vuajnë nga aftësitë e kufizuara intelektuale apo problemet mendore është më i lartë në krahasim me patologjitë e tjera të fëmijëve. (WHO-AIMS Report, 2006) Fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale janë “në rrezik”, kur ekziston një pabarazi midis kuptimit të këtyre ç’rregullimeve, trajtimit, edukimit dhe nevojave themelore të tyre. Shoqeria  ka nevojë për ndërhyrje përdrejt një trajtimi cilësor që i lejon fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale të mbijetojnë në një mjedis të vështirë.

Spektri i ç’rregullimit të autizmit është një nga këto probleme që kërkon vëmendeje për faktin se është akoma i paqarte se ç’farë e shkakton në origjinë një ç’rregullim të tillë. Sipas studimeve të fundit autizmi mund të konceptohet si një sëmundje e parregullsive të sinapseve (Toro, et al. 2010). Më thjesht mund të shpjegohet se zhvillimi i trurit, nga fëmijërija deri në moshën e rritur, pëson ndryshime në sistemin nervor qëndror nëpërmjet formimit të degëzimit të qelizave nervore që përfshijnë formimin e synapseve, mirëmbajtjen, remodeling e lidhjes brenda qarqeve qelizore, etj… Në disa studime është diskutuar mundësia që fëmijët me simptoma të ç’rregullimit autikë të kenë një densitetit të degëzimit të qelizave nervore në tru shumë më të madhe se ato që gjënden në fëmijët e paprekur të së njëjtës moshë. (Hutsler, J., & Zhang, H., 2010; Johnson & DeHaan, 2015)

Cila është domethënia e densitetit të degëzimi të qelizave nervore në tru?

Zhvillimi i trurit të fëmijes kalon në perjudhë zhvillimi nëpërmjet shtimit të qelizave nervore dhe gjithashtu në një perjudhë të krasitjes të qelizave nervore. Te dyja keto procese janë shumë të rëndësishme në zhvillimin e trurit të fëmijës. (Huttenlocher, 1990, 1994). Pra duhet theksuar se gjatë këtij zhvillimit jo vetëm shtimi i degëzimit të qelizave nervore por edhe krasitja e tyre është një proces i rëndësishëm për të eliminuar lidhjet e tepërta midis qelizave nervore. Ky proces sjell ndryshime në volumin e trurit që nga lindja e fëmijes deri në moshën e rritur.

Si ndikon ky proces në ç’rregullimin e autizmit?

Indet e trurit të një fëmije me ç’rregullime autike tregojnë një rritje në degëzimet e qelizave nervore piramidale nga shtresa (2) në ballore dhe shtresa (5). (Toro, et al 2010) Si rrjedhim truri i fëmijëve me ç’rregullime të autizmit karakterizohet nga: hiper-lidhjet (te larta) në qarqet lokale dhe hipo-lidhjet (te ulta) në mes të rajoneve të trurit (Geschwind, dhe Levitt, 2007), që rezultojnë nga deficitet në procesin e krasitjes. (Huttenlocher, 1994) Në ç’rregullim të spektrit të autizmit vihet re një formimin i egzagjeruar apo shkurtim jo i plotë gjatë procesit të zhvillimit të qelizave nervore.

Në perfundim, për të përballuar dhe përmirësuar këtë lloj ç’rregullimi, studimet sugjerojnë se edukimi, i marë në përmbledhje si një proces i cili formon bazën e aftësisë së memorjes dhe të procesit të mësuarit mund të ketë një ndikim të fuqishëm në fëmijët me aftësi të kufizuara dhe zhvillimin e tyre (Gillig, M., P. & Gentile, J. 2012).

#fatjonalubonja #autizmi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s